Rakitic në Juventus, Bernardeschi në Barcelonë?

Juventusi po mendon një shkëmbim ndërmjet Ivan Rakitic dhe Federico Bernardeschi. Një lëvizje që pretendohet të ndodhë brenda janarit, sipas asaj që shkruan prestigjozja “La Repubblica”. Një ide që hidhet papritur në këtë fund merkatoje.

Rakitic ka filluar të luajë si titullar te skuadra e Barcelonës, por nuk dihet se çfarë roli do të ketë me trajnerin e ri Setien.

Kampionët e Italisë kanë vuajtur në mesfushë dhe duan që të afrojnë lojtarin me eksperiencë. Futbollisti nënkampion bote është i hapur për t’u larguar nga spanjollët.

Emri që mund ta zëvendësojë atë në Camp Nou është Bernardeschi. Barcelona është e mbipopulluar në pjesën ofensive të ekipit dhe vështirë që të pranojë një ide të tillë.

25-vjeçari dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, por duket si një ide e çmendur nga mediet më shumë se sa mundësi reale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu