Rama-Balluku, pritshmëri si ajo e Erdoganit në Detin e Zi

Nga Hollanda, kryeministri Rama dha se së shpejti mund të ketë një lajm të madh në Shqipëri dhe për Shqipërinë, të ngjashëm me atë të Turqisë pak kohë më parë në Detin e Zi.

“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama. Pra, sipas tij, Shqipëria mund të bëhet shpëtimtare e kontinentit me burimet e saj, në kohën e një krize të provokuar dhe nga varësia perëndimore ndaj gazit dhe naftës ruse.

Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra”, theksoi i pari i qeverisjes.

Krah tij, ministrja e linjës Belinda Balluku qe paksa me konkrete.

“Sa i takon energjisë, SHELL po punon në Shqipëri prej kohësh dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh, por pa na dhënë detaje për atë çka presim. Shqipëria do të prodhojë sasi të rëndësishme gazi dhe nafte, e ndarë në 40% gazi dhe nafte 60%”, theksoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu