Kryeministri Edi Rama, duke iu drejtuar mesuesve nga e gjithë Shqipëria në një darkë festive te “Pallati i Kongreseve” ka bërë një premtim të madh për rritjen e rrogave të tyre.
Rama tha se rroga e tij është padrejtësisht më e lartë pasi puna e mësuesve është shumë më e madhe dhe se rroga e tyre do t’i përafrohet asaj të kryeministrit. “Diferenca do ngushtohet ndjeshëm”, tha kryeministri Rama.
“Do të kujdesemi që për herë të parë të rrisim të ardhurat për ju dhe familjet tuaja pasi jemi shumë të vetëdijshëm për punën e madhe që bëni. Unë drejtoj një qeveri me numrin më të vogël të ministrave histori dhe e di shumë mirë se sa e vështirë është t’i mbash të disiplinuar.
Krahasuar me mendimin tuaj mundimi im është shumë më i vogël ndërsa paga ime është shumë më e madhe padrejtësisht se paga juaj. Nuk mund tju premtoj se paga juaj do bëhet sa imja në këto katër vite por diferenca do ngushtohet ndjeshëm’, u shpreh Rama.








