Rama: Ç’synonte Irani me sulmin ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka nisur një rubrikë bashkëbisedimi me qytetarët, ku ndër çështjet që ka trajtuar ka qenë ajo e sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Rama tha se sulmi ndaj shërbimeve qeveritare ishte i një natyre asgjësuese që mund të shkatërronte të gjitha të dhënat dhe t’i kthente shërbimet në vitin zero. Por sipas kryeministrit, ekipet përgjegjëse i rezistuan.

“Dhe po të shihni raportin e ekspertizës me të lartë ndërkombëtare që ekziston sot nga Mikrosoft dhe agjencitë e SHBA e vërteta është që agresioni ka dështuar dhe sulmi nuk ka arritur qëllimin. Sulmi mund të na kishte cuar në vitin 0. Kjo nuk ka ndodhur. Sistemet tona u ringritën me shpejtësi. Ky është sukses dhe është fakt”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri foli dhe për çështjen e hapur ditët e fundit për financimin “me para ruse” të Partisë Demokratike. Ai tha se kur socialistët e hapën atë vite më parë, u përqeshën dhe askush nuk e besoi.

“Financimi rus i PD është denoncuar nga PS dhe Taulant Ballës, Erion Braçes e me radhë, nuk kanë lënë gjë pa iu thënë e bërë. Çfarë kërkoni sot? Basha ka dalë e ka treguar përrallë me 500 vullnetarë nga diaspora që financuan paratë, por nuk vunë emrat. Ja ku jemi sot, shumë shpejt do të habiteni me gjëra të tjera”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu