Rama deklarohet mbi korrigjimin e kufinjve (VIDEO)

Kryeministri Rama duke folur në studion e “Opinion”, për çështjen e Kosovës e ka cilësuar këtë moment bisedimesh si historik.

“Duhet të jemi shumë të matur dhe shumë të hapur për të gjithë opsionet. Duhet të vlerësojmë me shumë përgjegjshmëri, peshën specifike që ka ky moment”, tha Rama duke shtuar se kështu siç është më nuk shkon.

Ai ka cituar një deklaratë të Ibrahim Rugovës në vitin 1992, botuar në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.

I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh?

“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë”, tha Rama duke shtuar: “Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu