Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura

Në mbledhjen e parë të qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura.

Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.

Një pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e qeverisë ishte edhe “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Rama bëri me dije se do të ketë trajtim të veçantë për fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Gjithashtu në këtë kategori do të futen edhe fëmijët e stafeve mjekësore që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Këta fëmijë, sipas kryeministrit do të marrin rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç.

Fëmijët e një prindi që ka hum bur jetë në mbrojtje të rendit. Persint që u përkasin kategorive përfituese pavarësisht nëse prindi e ka humbur jetë përpara hyrjes në fuqi të jetës do të trajtohen. Fëmijët e mjkëve që kanë humbur jetën si pasojë e C ovid, të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18 vjeç,” deklaroi Rama.

Rama premtoi gjithashtu edhe ndryshim të qasjes në komunikimet me median.

Agjencia e qeverisjes qëndrore. Ne gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me qeverisjen, publikun dhe qëndrimin e publikut dhe mediat me interes publik. Në funksion të përgatitjes së qëndrimeve përmes anketimeve të opinionit publik mbi çështje të rëndësisë së veçantë dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjes së qeverisë. Këto janë katër vendime që adresojnë nevojën për të ngritur në nivel tjetër marrëdhëniet mes qeverisë dhe qytetarëve. Të jetë pranë atyre që janë në nevojë duke e nisur nga pika më e dobët që janë fëmijët jetimë për shkak se prindi është vetëmohuar për të tjerët. Nevojën për ta çuar në nivel tjetër transparencën me publikun dhe median të aktivitetit tonë. Dhe patjetër një akt jo vetëm simbolik në adresë të sportistëve, kampionëve pavarësisht se ku janë në Shqipëri apo në Kosovë për të cilët do krijohet një platformë që të ndihen të mirëtrajtuar edhe kur nuk janë më pjesë e kompeticioneve sportive,” u shpreh kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu