Rama: Do të takohesha me Putinin, nuk ka arsye se pse të mos takohesha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar rreth qytetit të Moskës ku tha se është një nga qytetet më të bukura në botë.

“Këtë nuk kemi nevojë ta kalojmë në testin e marrëdhënieve demokratike dhe nuk kemi pse e lidhim as me faktin që në Moskë kanë jetuar komunistët dhe se Moska nuk është pjesë e aleancës sonë. Letërsia ruse është për t’iu ulur në gjunjë dhe për të thënë faleminderit. Kështu që nuk ka arsye të shqetësohen. Lavrov është një enciklopedi e politikës së jashtme”. Rama në Zona B të Klan Kosovës theksoi se gjatë qëndrimit të tij në Moskë do të takohej edhe me Vladimir Putinin, Presidentin e Rusisë.

“Ne e kemi kërkuar si kudo një vizitë me karakter edhe dypalësh siç e bëmë në Ukrainë siç e kemi bërë kudo do ta bëjmë edhe në vende të tjera”. “Për arsye agjende apo se di tamam arsyen, agjenda u fokusua vetëm tek ministri i Jashtëm. Po do ta takoja Vladimir Putinin. Nuk ka asnjë arsye pse mos ta takosh. Mendoj se të takosh përfaqësues shtetesh që nuk janë në listën e armiqve, nuk është ndonjë gjë e tmerrshme”. “S’ka ndryshuar asnjë bindje për shkak të vizitës bindjet janë ato që kam pasur. Nuk ka çka të ndryshosh linjat që përcaktojnë kornizën e kësaj marrëdhënie janë të palëvizshme edhe brenda këtyre linjave ka hapësirë për të lëvizur në funksion të jetës së njerëzve dhe proceseve të paqes që është shumë me e lehtë ta thuash se sa ta bësh” , tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu