Rama: Duhet të vendosni nëse më jepni mua një mandat të tretë, apo Lulit e Saliut mandatin e pestë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i duhet një mandat i tretë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh dhe nuk duhen ndërprerë në këtë pikë. Rama tha se me vendimin që marrin për 25 Prillin shqiptarët duhet të kenë parasysh se PS do të fitonte mandatin e tretë ndërsa Luli, Saliu, Iliri dhe Monika do fitonin mandatin e pestë në këto vite.

“Të gjithë ju motra dhe vëllezër, zgjedhje të çdo kahu diskutoni për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 Prilli që po afron, a duhet të më jepni mua një mandat të tretë apo ata që kanë qenë me vite aty. Ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS, ndërsa mandati i pesë për Saliun dhe Lulin dhe Monikën dhe Ilirin që kanë qenë herë me PD dhe herë me PS.

Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Shqipëria sot është më mirë se dje por nuk është ende ajo që ju doni dhe ajo që unë dua. Po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu por nuk mund t’i lë në mes gjithë këto punë. Ne kemi bërë progres por nuk mjafton. Nuk ju mjafton ju dhe nuk ka si më mjafton mua,. Ky progres mjafton për garanci për të arritur aty ku duam.

Unë jam i vetëdijshëm se të gjitha fushat që lidhen me familjet tuaja ka sa të duash probleme për t’u zgjidhur dhe halle për t’u adresuar. Dua që së bashku të jemi të vetëdijshëm njësoj si për dritën e mëngjesit. E ardhmja që duam nuk ndërtohet me receta elektorale dhe as me kthimin e fantazmës së të shkuarës në pushtet. Sot do ju flas për drejtësinë. Më dëgjoni me shumë mendje ju lutem këtë që po përpiqem të ju them sot. Këto zgjedhje lidhen me fatin e drejtësisë për një kohë të gjatë pas 25 Prillit. Jeni lodhur duke pritur drejtësinë që meritoni”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu