Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” në Kukës, ka pritur këtë të dielë avionin e parë. “Rama erdhi” është thirrur nga të pranishmit, momentin që avioni mbërriti në pistë.
Fillimisht avioni nga Londra, u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për tu nisur më pas drejt Kukësit.
Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, priti emigrantët shqiptarë me të cilët udhëtoi drejt Kukësit. Rama u prit nga qytetarët në Kukës me një atmosferë festive, flamuj dhe në ritmet e muzikës.









