Rama flet për mbylljen e bastoreve: Do të shpëtojnë tifozët e Interit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte mbrëmë mysafir në emisionin “Zonë e Lirë” ku ndër të tjera foli edhe për mbylljen e bastoreve.

Ai ka ironizuar me fansat e ekipit italian, Inter, duke thënë se ata do të shpëtojnë nga ky vendim, njofton Klan Kosova.

“Dhe atyre tifozëve të Interit, iu them që të vënë çfarë kanë për të vënë deri më 31 dhjetor. Më pas nuk kanë më çfarë të humbasin, do shpëtojnë edhe ata”, ka thënë ai.

Inter viteve të fundit nuk ka pasur formë të mirë dhe i kanë munguar rezultatet e mira. Ndryshe, Edi Rama njihet si tifoz i Juventusit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu