Rama i jep medalje kancelares gjermane: Danke Angela

Në një ceremoni të shkurtër, kryeministri Edi Rama i ka akorduar kancelares gjermane Angela Merkel një medalje për mirënjohje publike. Rama tha disa fjalë të shkurtra pas me batutë shtoi se e di që kancelarja nuk i duron fjalimet duke kërkuar vetëm një foto.

Danke Angela. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, shkruan Rama.

Pjesë nga biseda:

Rama:Ky është Ylli I Mirënjohjes dhe ky është simboli i Heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajti edhe “Atleti i Krishti” si mbrojtës i krishtërimit.

Kështu që mendoj se ju detyrohemi ju. Nuk do të mbaj ndonjë fjalim këtu sepse e do që ju nuk para i duroni kështu që mjaftohemi me një foto“- tha ai.

Faleminderit shumë. Jam e vetëdijshme që është një nder I madh dhe ishte një gjë e mirë për mua të punoja me ju“- tha Merkel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu