Rama i nxjerr gishtin e mesit të rinjve që protestuan kundër tij (VIDEO)

Janë publikuar pamjet video të momentit kur kryeministri u tregon gishtin e mesit një sërë të rinjve, që dje në mbrëmje protestuan kundër Edi Ramës, teksa ky i fundit së bashku me Erion Veliajn po ndiznin dritat e pemës së Vitit të Ri në qendër të Tiranës.

Videon e ka përcjellë në rrjetin social dhe ish- deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili hedh akuza të rënda në drejtim të kryeministrit, duke e quajtur një monstër që tregon gishtin e mesit në mes të fëmijëve.

STATUSI I PALOKËS:

“Monster! Mes femijeve ju ngre gishtin e mesit te rinjve qe po e kontestonin ! Shihni ke kemi kryeminister !

Nuk mjaftohen qe kerkojne te festojne mbi germadha! Nuk mjaftohen qe perdorin dhe femijet per propaganden e tyre te shpifur! Tani ju tregojne dhe gishtin e mesit shqiptareve ne fatkeqesi , se ai gisht nuk ishte per ate grup te rinjsh qe e kontestuan ne shesh, po per te gjithe ata shqiptare qe sot me te drejte kerkojne te vendosen para pergjegjesise fajtoret ! Qe Ramen e kane leshuar nervat me kohe, kjo dihet, por nuk ja ka borxh kush deri ne kete pike.

Ai do donte qe dhe pasi kane rene viktima dhe pasi ju eshte shkatrruar jeta e siguria elementare, shqiptaret te silleshin me te si ata te mjeret qe nxjerr ne ERTV, qe i puthin doren e i thone “Rrofsh sa malet”…

Ka njezet vjet qe ky e shpura e tij ju ngrene gishtin shqiptareve, te pakten tani boll me!!!”- shkruan Paloka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu