Kryeministri Rama i revoltuar ndaj mediave dhe persona të pa kujdesshëm që po përhapin panik në popull duke shpërndarë lajme të rrejshme dhe fjalë boshe që nxisin urrejtje ndaj të gjithë atyre që ndjekin rastin e kobshëm.
Rama thotë se nëse nuk masin fjalët do të detyrohet forcërisht ti mbyll dhe ti largojë ekipet informuese deri sa kjo gjendje e jashtëzakonshme të marrë fund.
Ja postimi i Ramës në Facebook:
“PARALAJMËRIM
Paralajmëroj për herë të fundit, portalet e kanalet e informimit, se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do të jem i detyruar të ndërhyj, forcërisht, për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me publikime rrenash që përhapin panik!
Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë, është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh, vendas a të huaj, apo të shtrembërohen prononcimet dhe shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve, sipas avazit të zakonshëm të çdo dite të perëndisë, qëkur u shfaq flama e rrenës si epidemi digjitale dhe nisi të tkurret flaka e gazetarisë së fakteve!
STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!“-përfundon statusin kryeministri./InfoShqip.com










