“Rama ka thënë në Beograd diçka që askush nuk e ka bërë para tij”, Rexhep Qosja ka një kërkesë për Albin Kurtin

Akademiku kosovar Rexhep Qosja thotë se deklarata e Edi Ramës në Beograd është e vetmja e bërë nga një politikan ndonjëherë. Akademiku Qosja shprehet se do donte që Rama e Albin Kurti të bashkëpunojnë mes tyre.

“Po diskutohet, për të ashtuquajturën Minishengen, me duket sikur nuk po e kuptojmë. Çfarë do të thotë Minishengen? Cilat janë të mira dhe pengesat, nuk e di. Po pres dhe të shohim! Këto vende të Ballkanit Perëndëmior, por Ballkani Perëndimor është shumë më i gjerë. Me Minishengen apo pa Minishengen, Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së. BE është një premtim madhështor për gjithë Evropën. Një premtim për paqen, për bashkëpunimin. Rama ka thënë në Beograd diçka që askush nuk e ka thënë më para në Beograd para tij, ka kërkuar njohjen e pavarsisisë së Kosovës. Edi Rama dhe Albin Kurti duhet të kenë një bashkëpunim të tyrin midis tyre në të mirë të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe Kosovës.”- ka deklaruar Qosja nga Panairi i Librit tek Pallati i Kongreseve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu