Rama kërcënon studentët: Ose uleni me mua ose 8 pikat mbeten peng

Pasi u largua nga dera e pasme e Kuvendit, Rama ka përsëritur kërkesën e tij për t’u ulur me studentët duke thënë se do t’i plotësonte kushtet e tyre vetëm nëse ata pranonin të flisnin.

Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se i pret për atë që ai e quan dialog, ndërsa studentët nuk pranojnë duke patur në mendjet rastet e mëparshme kur propaganda e kryeministrisë ka keqpërdorur besimin e protestuesve.

Postimi i Ramës

“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.

Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres,” shkuan ai në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu