Rama konfirmon “të keqe”n në Kadastër, edhe me Lamen në krye

Në Kadastër vijon korrupsioni, por në trajtë bishtash, beson kryeministri Rama. Ai tha se këto bishta duhet të priten tashmë me një grua jo të panjohur në krye të saj, pas largimit të Artan Lames pas një periudhe jo të shkurtër në këtë bankë pronash, siç e quajti shefi i qeverisë.

“Një Task Forcë speciale do ngrihet menjëherë për të prerë bishtat e korrupsionit që lëvizin në zyrat e kadastrës.

Ju kemi premtuar njerëzve prona të sigurta dhe shërbimet do i marrin pa lëvizur nga vendi, duke nxjerrë celularin dhe duke e pasur ne telefon pronën e tyre. Është bërë një punë e madhe por e pamjaftueshëm, ndaj duhet të shkojmë më tutje”, tha Rama.

Nga ana tjetër ai tha se “nuk duhet t’i shkojë kujt në mend se Kadastra është një zyrë punësimi”.

Përgjegjësia është e përgjithshme por edhe politike, ndaj është pjesë e punës së përbashkët ku përgjegjësinë kryesore e ka qeveria”, theksoi kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu