Rama kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë! Ziadin Sela thirrje deputetëve: Kujtoni pamjet e ’99 (VIDEO)

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dënon qëndrimin e mazhorancës socialiste, kundër rezolutës së Partisë Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

I ftuar në studion e Syri Tv, Sela e quajti absurde dhe skandaloze mosnjohjen e masakrave serbe si gjenocid nga Parlamenti shqiptar.

Ai përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për deputetët, duke kërkuar prej tyre që t’i kthehen pamjeve të vitit 1999, kur shqiptarët u masakruan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre prej ushtrisë serbe.

Sela tha se lënia në harresë e asaj që ka ndodhur ndaj shqiptarëve, rrezikon të riciklojë historinë.

“Është absurde. Gjenocidi është gjenocid dhe si i tillë duhet dënuar, pa marrë paarasysh se për cilën periudhë kohore dhe për cilën shtet bëhet fjalë. Qasja e Shqipërisë nuk mund të jetë vasale ndaj kësaj çështje. Prandaj thashë më lart, nga buron legjitimiteti i një kryeministri që ka për obligim ta çojë vendin drejt BE? Parlamenti i Shqipërisë si organ i pavarur duhet t’i dënojë gjenocidet kudo që kanë ndodhur, aq më tepër gjenocidi ndaj popullit shqiptar. Ka qenë një gabim shumë i madh kur e gjithë bota demokratike dhe e civilizuar gjenocidit në Srebrenicë i thotë gjenocid, ishte skandal që Parlamenti shqiptar të mos votojë një rezolutë të tillë. Dhe, të vendoset në pikëpyetje edhe gjenocidi ndaj shqiptarëve, me të vërtetë është skandal, uroj që Parlamenti i Shqipërisë ta sjellë këtë rezolutë. Nës vlen fjala, thirrja publike, që çdo deputet duhet ta mendojë shumë mirë vuajtjen, t’i kthejë fotografitë e ’99 kur fëmijë dhe pleq nuk u kursyen, apo dhe për mijëra që nuk u dihet varri apo dhe për dhjetëra mijëra gra e nëna, e motra tonat të cilat u përdhunuan, të votojnë një rezolutë të tilla, pasi përndryshe rrezikojmë të na riciklohet historia”., tha Sela.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu