Rama: Kur Berisha takohej me politikanin rus, ç’do ndodhte më vonë

Në pretendimet e tij se Berisha është ngatërruar në afera ruse, se ka marrë para nga Moska për të rrëzuar qeverinë me protesta, apo se dhe pas votimit për raportin e Dick Marty-it kundër UÇK-së qëndron dora Kremlinit, Rama ofroi një fakt dhe një emër konkret.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar ‘shumë e rëndësishme’ nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”, shkruan Rama, duke sjellë në kujtesë një takim të atyre viteve të politikanit rus në Tiranë.

Pra, nuk është fjala për ndonjë takim okult, por për një takim zyrtar.

Rama thjesht e sjellë në kujtesë, duke e kontekstualizuar me debatin e sotëm me temë Rusinë apo gjykimin ndaj UÇK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu