Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të mërkure drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, si dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në një takim të zhvilluar në kryeministri.
Ende nuk ka detaje zyrtare për diskutimet e zhvilluara brenda kampit socialist. Takimi vjen në një moment të ngarkuar politik, ndërsa protestat qytetare kundër qeverisë vijojnë prej më shumë se tre javësh, me kërkesa për dorëheqje dhe ndryshim të qeverisjes.
Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht largimin e qeverisë, kërkesa të cilat janë refuzuar nga Rama dhe përfaqësues të mazhorancës. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse në këtë mbledhje janë dhënë porosi të reja për deputetët dhe strukturat e Partisë Socialiste në lidhje me situatën politike aktuale.










