Rama në Durrës: Çdo të thotë që arabët të investojnë 2 miliard euro

Kryeministri Rama e konsideroi deri dje të paimagjinueshme që një kompani nga Emiratet të hedhë 2 miliard euro investim në Shqipëri, gjë që sipas tij do të ndodhë me Portin e ri të Durrësit, i cili do zhvendoset në Porto Romano.

“Sot ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave në Durrës si një perspektivë të rritur me ambicien për të pasur një port shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve. Por njëkohësisht për ta pasur të lidhur edhe me aktivitetin ekonomik. Ne kemi punuar për disa vite me këtë ide.

Kemi pasur disa tentativa për të filluar me zonën industriale, zonën ekonomike që në fakt do të lidhet me portin e ri të mallrave në Durrës. Këto nuk janë finalizuar ende, por nuk është nevoja që ti shtjellojmë këtu sot. Kemi dalë në tregun ndërkombëtar me një ofertë për transformimin e këtij territori.

Ka qenë një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi sot në sensin e imazhit dhe sigurisë tek kompanitë e mëdha dhe pamundësisë për kompanitë serioze. Por sot jemi në kushte të tjera.

Nëse sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, që jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi.

Nuk mund të imagjinohej që një komani e këtyre përmasave të vijë dhe të shprehte interes për të transformuar Portin e Durrësit para 7 vitesh.

Do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë komplet Portin e Durrësit komplet marinë as nuk mund të imagjinohej. Investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë siç bëhet fjalë për investimin, për të cilin flasim, deri para pak vitesh nuk gjendeshin’, tha Rama gjatë një takimi në qytetin bregdetar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu