Rama: Në fillim të vitit do rrisim sërish pagën minimale, ja sa do e çojmë

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare ka bërë me dije se qeveria ka vendosur që të rrisë sërish pagën minimale duke e çuar atë në 380 mijë lekë të vjetra.

Rama tha se gjatë këtij viti paga është rritur dy herë dhe qëllimi i qeverisë është që ta rrisë tani duke e çuar në 36 mijë lekë të reja dhe më pas në fillim të vitit të ardshëm ta çojnën ë 38 mijë lekë të reja.

Pagën minimale do e çojmë në 38 mijë lekë të reja. Për 100 mijë familje janë 35 mijë lekë të vjetra që shtohen çdo muaj falë rritjes dy herë gjatë këtij viti të pagës. 3.3 miliardë të tjera është efekti i rritjes së pagave në adminsitratën publike i cili i takon konsolidimit të asaj që miratuam që në shtator të këtij viti.

Ashtu si do vazhdoeht dhe rritja e pagave për punojnjësit e arsimit shëndetësisë dhe zjarrfikësit. Do kemi dhe një rritje tjetër edhe për ushtarakët. Do vazhdojmë të mbështesim familjet duke e rritur nivelin e pagave në 500 mijë lekë dhe 1.2 miliardë që paguanin taksa nuk do të shkojë në buxhetin e shtetit por do jetë në xhepin e familjeve të tyre”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu