Rama: Në mandatin e tretë do të sjellim universitetin teknik të Stambollit në Shqipëri

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Fier shprehu ambicien se në mandatin e tretë do të sjellin në Shqipëri universitetin teknik të Stambollit.

Teksa Rama u pyet nëse do të hapet filiali i universitetit të mjekësisë në Fier, duke iu përgjigjur kësaj pyetje, kryeministri zbuloi plane të tjera, ndërsa tha se edhe ky universitet mund të jetë filial i ndonjë universiteti të huaj.

Në perspektivë kjo është diçka që vlen shumë të konsiderohet. Por duhet të sigurohemi që nëse bëjmë një filial të jetë ekselence. Kjo hap një temë tjetër që është ajo e arsimit të lartë në përgjithësi që lidhet edhe me faktin që natyrisht për mjekë dhe infermierë sistemi ynë do të ketë gjithmonë nevojë. Në këtë aspekt unë e shoh me shqetësim atë që po ndodh. Universiteti ka marrë një autonomi të madhe, por shfrytëzon shumë njërën anë që është lirua dhe nuk respekton anën tjetër që është përgjegjësia.

Ambicia jonë është që në mandatin e tretë do të shtyjnë shumë për të sjellë këtë universitet. Hapi i parë është ardhja e universitetit teknologjik të Stambollit, ku ne kemi pasur për gjashtë vite eksperiencën e bukur të studentëve shqiptarë. Ardhja e universitetit teknik të Stambollit këtu do të thotë që studentët të shkojnë në një universitet ndërkombëtar dhe të mos ikin nga shtëpia. Është një universitet që funksionon perfekt për nevojat e tregut që nga teknolgjia e lartë tek i gjithë spektri i teknologjive të ndryshme duke krijuar një prurje ekspertësh për shumë aspekte të tregut që ka nevojë të madhe.

Ndërkohë, unë besoj se ne do të kemi edhe universitete të tjera që do ti sjellim, nga njëra anë duke hapur degë të veçanta përfshirë degëve të universiteteve tona, ose duke qenë veç.

Po punojmë ne SHBA për Akademinë Ushtarake. Transferimi i saj me profesorë dhe kurrikula nga SHBA. Akademia e Sigurisë po ashtu, do të ketë degë studimore që janë drejtpërdrejt me degë të akademive amerikane. Kjo do t;i japë një tjetër cilësi arsimit tonë të lartë. Edhe filiali i mjekësisë në Fier të ishte filial i një universiteti të huaj”, deklaroi kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu