Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi. Mësohet se në orën 14:30 ka zhvilluar një takim me Presidentin turk, Erdogan.
Takimi është zhvilluar në Kompleksin Presidencial. Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kryeministrit në Turqi.
Kujtojmë se së fundmi, Shqipëria pritet të marrë edhe dronë inteligjentë nga Turqia. “Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.
Sakaq, ditën e nesërme Rama do të udhëtojë drejt Strasburgut lidhur me raportin e Dick Martyt.










