Rama nga Beogradi: Duhet të rajonalizojmë tregjet e energjisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh sot nga Beogradi, ku mori pjesë në konferencën ‘Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”, se ky takim në kohë lufte “kur bien bomba dhe godasin dikë diku në Ukrainë”, është i nevojshëm.

“Nuk kam aspak dyshim, se në këto kohë kaq të vështira, ajo çka kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal, bëhet gjithmonë e më e dukshme, na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq. Besoj po kështu se duke vepruar në nivel rajonal, sa i takon tregut të energjisë, ne mund të kemi një qasje më të lehtë në financime dhe po kështu, mund të kemi një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat”, tha kryeministri shqiptar.

Sipas Ramës, duke vepruar në nivel rajonal, sa i takon tregut të energjisë, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë një qasje më të lehtë në financime dhe po kështu, mund të kenë një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu