Rama: Nuk është vetëm PD-ja, edhe Partia e Lirisë është e përfshirë në thesin e rublave

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Kamëz deklaroi se Partia e Lirisë ashtu si dhe Partia Demokratike janë të përfshira në financimin me para ruse. Ndër të tjera, Rama tha se greva e zhvilluar vite më parë në çadrën e vendosur para Kryeministrisë ka qenë një skenar i financuar nga paratë ruse.

Sipas kreut të qeverisë, e gjitha kjo bëhej për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve strategjikë.

Ose kur bëhet fjalë për ata që janë në krye të kësaj përpjekje, pikërisht atyre që e kanë nisur dhe po e çojnë përpara këtë luf*të, agresorëve në Kremlin. S’ka asnjë shpjegim. Ne mund të debatojmë për shumë gjëra, mund të diskutojmë cila është mënyra më e mirë për të përballuar efektin e kësaj luf*te, por nuk mund të diskutojmë ka apo jo luf*të. Nuk diskutojmë dot nëse është e vërtetë goditja e çmimit të energjisë. Këto janë fiks siç i thotë Putini, “nuk ka luftë thotë, është një operacion ushtarak”.

Është një përpjekje për të nxitur tension, për të fryrë zjarrin dhe sherrin, për të bërë rrëmujë dhe pas kësaj të dalë ku të dalë. Tani, si po zhvillohet kjo luf*të. Cila është përpjekja që po bën Putini. Kriza e energjisë nisi përpara luftës. Filloi shkurtimi i sasisë së gazit rus në Europë. Filloi të rritej çmimi.

Ishte e qartë, energjia dhe inflacioni kthehen në dy armë që shkojnë në çdo shtëpi. Fatura e energjisë futet poshtë derës ndërsa inflacioni është tek dera e çdo dyqani dhe në momentin që do paguash, të kap dorën dhe të thotë prit se kam dhe unë pjesën time këtu. Ne nuk kemi nevojë që të fantazojmë apo të bëjmë analiza të bazuar në imagjinata, sepse ne kemi provën që PD është paguar gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë tonë. Çadra e famshme dhe e gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë Shquipërinë më demokratike?

Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë strategjik? Komplet të kundërtën, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë stretegjik. Unë besoj që shumë shpejt nuk do shohim që s’është vetëm PD-ja. Mendoj që ata bashkë edhe me atë Partinë e Lekut, janë në thesin e rublave”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu