Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ditën e sotme mitingun elektoral të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se deklaratat që bën në lidhje me fushatën nuk është për shprehje xhelozie.
“Unë e kam përsëritur çdo ditë. Për fat të keq ka njerëz te cilëve ju duket kjo si politike, por ka edhe me keq akoma që e mendojnë si shprehje xhelozie për turma. Faktikisht nuk ka diskutim që çdo parti politike dhe aq më shumë një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por është papërgjegjshmëri në kushtet kur vaksinimi është vërtet një armë fatale kundër armikut të padukshëm.
Por nëse nuk shoqërohet me distancimin dhe nëse paralelisht nuk i bëjmë të dyja bashkë, vaksinim dhe distancim, sigurisht që vështirësojmë punën tonë, aq më tepër që janë para syve tanë shembujt e vendeve të tjera, ku për marshime elektorale janë humbur jetë njerëzish dhe janë plagosur shumë marshues.
Nuk është kjo që duhet të ndodhë dhe nuk është kjo sjellja e një lidershipi politik i cilës do forcë politike, që pretendon të ketë një zë dhe një vend në tryezën e vendimmarrjes së vendit. Kjo është thjesht papërgjegjshmëri“, u shpreh Rama.
Deklaratat Rama i bëri nga Pogradeci ku i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan nga afër procesin e vaksinimit.
Ministrja Manastirliu tha se ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve ndërsa sot arrijmë në 200 mijë vaksinime në shkallë vendi.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se: është një proces që nuk ndalet jemi duke ecur me ritme shumë të larta falë një reagimi efikas dhe koordinimit që bëhet edhe nen mbikëqyrjen e e ministres.
“Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje qytetarëve që t’i referohen portalit e -albania për çdo gjë, edhe për vaksinimin. Askush s’do mbetet pa u vaksinuar. Këtë javë vijnë një sasi vaksinash që të vazhdojmë të vaksinojmë masivisht. Pritet një tjetër lajm këtë javë për një sasi dozash që të vijnë. Ynë e ka përsëritur çdo ditë për fat të keq ka njerëz që ju duket si politikë që është shprehje xhelozie për turmën por çdo parti politike, sidomos një si e jona mund të ,mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri, se nëse nuk bëjmë vaksinim dhe distancim vështirësojmë procesin. I kemi para syve që për marshime të tilla janë plagosur shumë , po nuk duhet të sillet kështu lidershipi politik”- tha Rama.









