Rama: Pa Partinë Socialiste shqipja nuk do të ishte zyrtare në Maqedoni (VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e tij me rastin e 26 vjetorit të forumit rinor socialist FRESSH theksoi se Partia Socialiste ka rolin e saj në zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

“Në na akuzuan se pasi fituam zgjedhjet e mëparshme dhe deklaruam se duhet të kemi zero probleme me fqinjë, u krijuan disa probleme, sepse në nuk duam zero probleme duke mbyllur sqepin përpara të gjithë fqinjëve siç e mbyllën ata që qeverisën përpara nesh. Ne duam zero probleme duke i trajtuar problemet me dialog dhe me sensin e historisë dhe strategjisë sonë. Për në ne është strategjike që Shqipëria dhe rajoni të jenë të bashkuar. Nëse përpara pak ditësh në parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj, ne duhet të jemi të gjitha krenarë. Pa këtë parti nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizuar në Maqedoni, u shpreh kryeministri Rama.

Rama tha se Shqipëria është në një moment historik, dhe hapja e negociatave nuk mund të shtyhet më dhe lidhet me historinë e popullit shqiptar dhe të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë tha se PS është e vetmja parti politike e krijuar pas rënies së diktaturës që kurrë nuk e ka lëkundur interesin kombëtar të Shqipërisë. Është kjo parti që s’ka lëvizur nga boshti kombëtar për asnjë moment. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu