Rama: Para se të shkoja në Serbi më shpallën tradhtar shqiptarët, kur fola shqip në Beograd me brohoritën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se shqiptarët fillimisht e shpallën tradhtar para se të shkonte në Beograd, e kur shkoi aty e foli shqip brohoritën për atë, shkruan Gazeta Metro.

Rama ka thënë se nuk intereson gjykimi i personave që bëjnë për figurat politike, por e sheh si të çuditshëm mënyrën se para se të shkonte në Beograd e shpallën tradhtar, por sapo doli në konferencë me Vucicin dhe foli shqip brohoritën për atë.

“Nuk e shoh fare politikën apo kornizën e gjykimit të një figure politike apo një personi se ku shkon dhe kë takon, por e shoh me pse shkon dhe çfarë thotë, kështu që as nuk du të di fare së çfarë mendojnë ata që herën e parë thoshin se herën e parë kur erdha në Beograd është tradhti të shkosh, kurse pastaj më brohoritën”, tha Rama.

“Mua këto nuk më interesojnë, mu më intereson të çomë përpara qëllime të mëdha përpara, qëllime që lidhen me shqiptarët në Shqipëri dhe shqiptarët në Kosovë”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu