Rama për BBC: Mos fajësoni shqiptarët për problemet kufitare të Britanisë, jam i neveritur nga kjo lloj politike që nxit ksenofobinë

Kryeministri Edi Rama ka folur për BBC në lidhje me shqiptarët që tashmë janë bërë shenjëstër e Britanisë së Madhe.

Rama tha se nuk bëhej fjalë për shqiptarët, por për politikat e dështuara të Britanisë për kufijtë dhe emigracionin.

Kreu i qeverisë ndër të tjera ka folur edhe për komentin e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila tha se Britania e Madhe po “pushtohet”. Ai tha se kjo nuk është një gjuhë politike, apo program, por vetëm fjalë për të nxitur ksenofobinë.

“Zoti Rama tha se komenti “pushtim” i zonjës Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte” shkruan BBC.

Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe emigrimin.

Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion, nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë” tha Rama ndër të tjera për BBC.

Kujtojmë që Rma reagoi dje në twitter pas deklaratës së sekretares së Brendshme britanike, e cila tha se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, duke akuzuar gjithashtu “shumë” shqiptarë për “abuzim me ligjet tona moderne të skllavërisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu