Lidhur me situatën e tensionuar sot pranë Teatrit Kombëtar, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në Twitter Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plani i përgjegjësisë qeverisëse.
Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometër në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është respektuar, po s’ka si mandat sa të drejtë të pengojë
Reagimi i plotë i Ramës
Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë dhe askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh të teatrit dhe politikanëve që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plani i përgjegjësisë qeverisëse
Teatri Kombëtar i kërkon kryeqyteti, vendi, kombi dhe shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometër në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është respektuar, po s’ka si mandat sa të drejtë të pengojë.










