Rama po përgatitet për një gjë më të tmerrshme se përgjimet e Tahirit?

Kryeministri Edi Rama ka nisur një sulm të paprecedent ndaj medias. Që prej dy ditësh ai akuzon dhe fyen mediat dhe gazetarët ashtu siç bëntë Berisha pas “21 Janarit” ku zbuloi puçistë edhe mes punonjësve të medias.

Pati shumë prej tyre që sulmin e djeshëm të Ramës ndaj gazetarëve e lexoi si një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga vendimi politik i socialistëve për të mos dorëzuar Tahirin, por kryeministri vijoi edhe sot duke treguar se ka një hall shumë më të madh se sa çështja Tahiri dhe votimi i djeshëm.

Duket se Rama kërkon të ngrejë një front kundër medias në radhët e maxhorancës dhe mbështetësve të tij duke minuar vërtetësinë e produktit të medias: Informacionin.

Duke sharë dhe fyer gazetarët si të paditur dhe painformuar, Rama i jep mesazhin ndjekësve të tij që të mos dëgjojnë se çfarë shkruhet dhe thuhet në medias pasi sipas tij gazetarët gënjejnë, por edhe kur nuk gënjejnë, ata nuk vlejnë se janë të paditur.

Pikërisht këtë gjë e përsëriti edhe sot teksa ftohte të huajt të investonin në vend ndërkohë që shfaqet qasjen e tij problematike me median. A ka investitor serioz që hedh paratë e tij në një vend, kryeministri i të cilit intimidon dhe shan gazetarët?! Shembuj të tillë liderësh kanë disa në rajon, por investitorët po ikin nga sytë këmbët prej tyre shteteve.

Rama i ka shpallur luftë medias, pasi me çështjen Tahiri pa se një pjesë të mirë të saj, sidomos median online, nuk mund t’a kontrollonte ashtu siç është mësuar të bëjë gjithnjë.

Në kushtet kur nuk e kontrollon, ai po përpiqet ta delegjitimojë të paktën në sytë e militantëve duke bërë të pabesueshëm çdo informacion për thagmat dhe skandalet që pritet të dalin dita ditës, të cilat thuhet se janë shumë më të rënda se sa përgjimet e Tahirit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu