Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Giorgia Meloni, i ulet sërish në gjunjë kryeministres italiane (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Romë, një takim i rëndësishëm në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rama u prit me ceremoni zyrtare nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në kryeqytetin italian, ku atmosfera ishte miqësore dhe me tone bashkëpunimi.

Kryeministri shqiptar shoqërohej gjithashtu nga një delegacion i kabinetit të tij, i përbërë nga disa ministra dhe këshilltarë të lartë.

Gjatë momentit të pritjes, Rama tërhoqi vëmendjen edhe një herë me gjestin e tij të veçantë, duke u ulur në gjunjë para Melonit, një veprim që ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në opinionin publik.

Pas shtrëngimit të duarve dhe realizimit të fotos zyrtare, dy liderët u drejtuan për në një takim “kokë më kokë”, ku pritet të diskutojnë çështje me interes të përbashkët, si bashkëpunimi ekonomik, integrimi europian dhe projektet rajonale.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu