Rama: Pse shqiptarët ngjajnë si budallenj, por që s’janë

Kryeministri Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, njëherësh duke sqaruar se përse shqiptarët duket budallenj kur është fjala për proamerikanizmin e tyre, por që s’janë të tillë.

“Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë kaq pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj.

Ne jem i gjithçka, por jo budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjese tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie, që këtë vit shënon 100-vjetorin e saj. Ndonjëherë duket më sfiduese nga mund të përballojmë. Por në fund të fundit është përmirësues për ne. Nuk guxoj asnjëherë të pyes ambasadorët amerikane se çfarë mësojmë nga Shqipëria, por ne mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur.

Ndoshta forcat e armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miqtë dhe aleatët amerikanë. Nëse sot forcat tona të armatosura kanë shkuar në një nivel që edhe ata më optimistë nuk do të kishin guxuar ta përfytyronin më parë, kjo ka ndodhur falë aleatëve tanë amerikanë”, tha Rama, duke shpalosur më pas idenë e një baze detare të NATO-s në Shqipëri.

“Kemi disa ide të mira e çka është më me rëndësi kemi disa miq të mirë. Jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejmë vërtet vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë.

E lashë për këtë moment që ti them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri.

Na takon ne që ti paraqesim projektin atij e ti tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje”, tha Rama. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu