Rama qorton Anglinë nga Berlini: Britania të marrë shembull nga Gjermania, të ndreqë problemet me shqiptarët “kriminelë”

Kryeministri Edi Rama, ka qortuar nga Berlini politikat sipas tij të dështuar të Mbretërisë së Bashkuar. Rama tha se Britania duhet të marrë shembull nga Gjermania në mënyrën se si i trajton refugjatët shqiptarë.

Kryeministri tha se nuk ka dëgjuar kurrë një politikan gjerman e as ministër që të flasë për pushtim dhe të cilësojë shqiptarët kriminelë, siç sekretarja e Brendshme britanike bëri.

“Gjermani pati një problem të ngjashëm me valën e madhe të krizës së refugjatëve, mes refugjatëve kishte shumë shqiptarë dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim. Nuk dëgjova kurrë një politikan gjerman e as ministër që të thojë që shqiptarët janë kriminelë. Në vend të ndizej një narrativë për të maskuar politikat e dështuara, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani të marrin shembull nga Gjermania dhe të ndreqin problemet. Ne nuk jemi në Shqipëri që të ndreqim problemet që kanë në Britani. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm. Ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë dhe të bëjmë çdo gjë të mundur nga ana jonë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj retorike. Nuk janë miliona janë 140 mijë shqiptarë. Të shënjëstrosh një komunitet e të flasësh për një komunitet e për kriminale, nuk tingëllon si britanike, por si një britmë në një çmendinë”, tha Rama në konferencën përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kancelarin, Olaf Scholz.

Kujtojmë se sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë “pushtimin” nga emigrantët me politikat e saj të reja, duke shkaktuar reagime të mëdha për gjuhën e përdorur.

Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit, Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë.

Pse njerëzit flasin për refugjatët shqiptarë tani?
Shqetësimet për njerëzit që vinin nga Shqipëria shpërthyen pas një paralajmërimi të lëshuar nga Dan O’Mahoney.

Ai tha: “Dy vite më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, vitin e kaluar ishin 800 dhe këtë vit deri më tani janë 12,000 nga të cilët rreth 10,000 janë meshkuj të rritur beqarë.”

“Pra rritja ka qenë eksponenciale.”

Ai pretendoi se kjo ndodhi për shkak se bandat shqiptare kanë një “bazë” në Francën veriore dhe po lehtësojnë kalimet me varka të vogla.

O’Mahoney shtoi se numri i shqiptarëve që kaluan në Britaninë e Madhe këtë vit është “midis një deri në dy për qind e të gjithë popullsisë mashkullore të Shqipërisë”.

Numri i përgjithshëm i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla është aktualisht 39,430 (më i larti që nga fillimi i regjistrimeve në 2018), shkruan Huffington post.

O’Mahoney gjithashtu tha: “Ka një sasi të madhe kriminaliteti të rëndë dhe të organizuar shumë të dëmshëm në Mbretërinë e Bashkuar të kryer nga bandat kriminale shqiptare.”

“Shumë nga emigrantët shqiptarë që shohim për momentin po vijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla sepse është një mënyrë shumë e suksesshme për të arritur këtu.”

Çfarë kanë thënë Suella Braverman dhe Priti Patel?

Priti Pate l, paraardhësja e Braverman, u përpoq të organizonte një marrëveshje me qeverinë shqiptare në gusht, në mënyrë që ata që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të mund të ktheheshin.

Patel tha në atë kohë: “Këta shtetas shqiptarë janë sjellë këtu ilegalisht nga rrjetet e organizuara kriminale që udhëtojnë nëpër vende të shumta të BE-së. Ata janë duke blerë azil, duke bërë përpjekje për të kërkuar azil në Britani me shpresën se mund të qëndrojnë këtu.”

Kjo do të hiqte të drejtën e shqiptarëve për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil në MB.

Megjithatë, departamenti ligjor i qeverisë konfirmoi më vonë në shtator se ky program nuk zbatohej për shqiptarët që kishin aplikuar për azil në Britani, pasi organizata bamirëse e refugjatëve Care4Calais e sfidoi atë.

Themeluesja e bamirësisë, Clare Moseley, vuri në dukje se 53% e kërkesave të shqiptarëve për azil pranohen nga Home Office, “duke demonstruar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”.

Por, Braverman përdori edhe shqiptarët për të marrë një goditje në Partinë e Punës të hënën.

“Nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat e vogla të vinin në Britaninë e Madhe, do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik”.

Braverman bëri komente specifike për shqiptarët edhe në konferencën e Partisë Konservatore në tetor.

Ajo pretendoi se Shqipëria ishte një vend i sigurt, duke shtuar: “Shumë prej tyre pretendojnë se janë trafikuar si skllevër modernë…e vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra”.

Komentet e saj nxitën një rishikim të udhëzimit të Home Office të përdorur për të pranuar kërkesat për azil nga Shqipëria.

Qeveria tani po përpiqet të punojë mbi propozimet që qeveria shqiptare të përpiqet të frenojë këtë fluks njerëzish si dhe të punojë në një rrugë “të shpejtë” për të dëbuar ata që mbërritën në Britani në 10 muajt e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu