Rama s’e kursen ironinë me mediat, bën sikur ngatërron emrat e televizioneve

Tashmë të gjithë janë bërë familjarë me termin kazan, që Kryeministri Edi Rama e përdor saherë t’ijepet rasti për median.

Por vizita e sotme e Ramës në qytetin e Lezhë, e ka vënë Ramën përballë gazetarëve dhe pyetjeve të dyrë.

Por teksa mezi shmangu termin kazan, Rama nuk e ka lënë të ikë kaq kollaj.

Madje gjatë konferencës për shtyp, ai nuk i kurseu ironitë me gazetarët e mediave lokale dhe që punojnë gjithashtu edhe si korrespondentë të televizioneve të tjera në kryeqytet.

Rama këtë herë bëri të paditurin për dy televizione, gazetarët e të cilëve i drejtuan pyetje.

Pyetjen e parë ia bëri gazetari i Ora News, të cilin Rama e kujtoi se ishte Vora News. Pyetjen e dytë ia bëri gazetari i Fax News, të cilin Rama e kujtoi se ishte Fox News.

Sigurisht që ai e di shumë mirë se s’ka Fox Neës në Shqipëri, aq më tepër në Lezhë dhe as Vora Neës.

Edhe pse në fakt duhet thënë se duket pak si e veshtirë që Rama si një njeri i mirëinformuar, të bëjë ngatërresa të tilla. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu