“Rama shan rëndë qytetarin pasi e akuzoi për vjedhje”, Berisha publikon audion (VIDEO)

Ish- kryeministri Sali Berisha publikon një material audio, ku sipas tij shpërthen me të shara ndaj një qytetari i cili i ka dërguar një mesazh në celular.

Sipas asaj që shkruhet në mesazh, qytetari akuzon Ramës për vjedhje, por reagimi i kryeministrit në telefon nuk ka qenë aspak i këndshëm. Ai i është përgjigjur qytetarit me sharje dhe ofendime të shumta.

“Ky është fjalori lakuriq i mender kryeministrit të sëmurë psiqik, Edvin Kristaq Rama!”, shkruan Berisha.

“Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara”, thuhet në regjistrimin audio që Berisha pretendon se flet Edi Rama.

Qytetari shkruan

“Përshendetje, i dergova sot kete sms kryeministrit. Degjoni vidion se si më shan me fjalor rruge. Me mori telefon se i dhembi fjala vjedhie. Rregjistrimin e bera nga nje telefon tjeter me shpejtsi se nuk e prisja te me merte telefon.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu