Rama shpreh dashurinë për Anetën dhe jep lajmin e hidhur

Një shkrim që rrallë e gjen në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama…dhe po kaq rrallë t’i ketë thënë dikujt të dua, publikisht.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se është ndjerë mjaft krenarë sot, kur ka marrë në duar një çmim që nderon nënën e tij, Anetën. Urdhri i Stomatologjisë Shqiptare, i ka akorduar asaj titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Për të marrë këtë çmim, kryeministri Rama udhëtoi drejt qytetit të Vlorës, aty ku mbajt ceremonia, në vendlindjen e nënës së tij. Por kjo ceremoni, ka zbuluar edhe gjendjen e rëndë që nëna e kryeministrit po kalon me shëndetin.

“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom. Krenar për ty”, shkruan kryeministri teksa ka postuar nje foto te Anetes teksa e puth ne faqe, Zaho, djali i vogel qe Rama ka me gruan e tij te dyte, Linda Ramen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu