Rama: Sot diçka po lëviz në Bullgari

Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama në Twitter ka shkruar në lidhje me hapjen e mundshme të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell TV21. Rama thotë se ka lëvizje në Bullgari për heqjen e vetos ndaj Shkupit, me çka vendet do të hapnin negociatat me Bashkimin Evropian.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm, ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka kidnapuar dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës”, ka shkruar Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu