Rama takim me krerët fetar në Shqipëri për koronavirusin, a do mbyllen xhamitë edhe kishat? (VIDEO)

Kryeministri Rama pati një takim me krerë të besimeve kryesore fetare, duke iu këshillar atyre që të shmangin sa munden tubimet të cilat janë pjesë e ritualeve.

“Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojën në shtëpi“, këshilloi i pari i qeverisë.

“Ky është një virus i panjohur, por nuk po flasim për murtajë”, theksoi Rama.

Por sipas tij, ndonëse nuk duhet patur frikë, kujdes duhet patur.

“Frika është gjëja e gabuar, por kujdesi është gjëja e duhur. Nuk duhet të bimë në pesimizëm. Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi. Çdo person që vjen nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, kush ka shenjat të mos alarmohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos vrapojë në spitale. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dha ata me sëmundje kronike. Fëmijët i kalojën më lehtë”, tha Rama me krerët e komuniteteve fetare. /tesheshi.com/

Video:


1 Koment

  1. Koronavirus eshte nje virus gripi i krijuar nga radikalet qe fshihen ne Partite Demokratike Sepse ata pelqejne t’a rikonstruktojne shoqerine duke futur panik qe njerezit te kene frike te shkojne ne pune, ne shkolle, ne Kishe ose ne xhami joradikale Sepse ne xhamine radikale terroristet kane palestinezin e tyre qe ben gjoja si hoxhe, si imam ose si Pape

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu