Rama të hënë vizitë zyrtare në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij, Albin Kurtit. Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së.

Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore. Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Kreu i qeverisë, teksa e falënderoi Kurtin u zotua se dy qeveritë do bashkëpunojnë ngushtësisht për të bërë punë të mira në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu