Rama thirrje kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet nesër në punë, s’ka më vend në Albcontroll

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin.

Rama thotë se kush nuk kthehet nesër në punë, nuk do të ketë më vend në Albcontroll.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht!

Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu