Gjatë takimit të sotëm me Këshillin Koordinues për Veriun, mësohet se Rama ka urdhëruar largimin nga puna të 80 për qind të drejtorëve në të gjitha bashkitë e këtij qarku.
Kryeministri thotë se kjo u bë pas vlerësimit të performancës, një justifikim i zakonshëm ky sa herë nevojitet largimi i kundërshtarëve politikë nga puna.
Ai ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje jemi aktualisht.
Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm.
Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.










