Rama uron 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë

Kryeministri Edi Rama ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, Rama vlerëson figurën e mësuesit dhe shpreh mirënjohje për çdo arsimtar në çdo krahinë të Shqipërisë, dhe të gjithë trojeve ku flitet shqip e diasporë.

“MIRË MËNGJES dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri bashkëngjitur videos së publikuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu