Rama: Ushtria serbe, zero fuqi. Është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme serbe

Kryeministri i Shqipërisë duke komentuar situatën në veri të Kosovësm tha se duhet të përmbyllet marrëveshja.

“Ky konflikt aty, ka një arsye e cila në këndvështrimin tim, mund të ishte shmangur krejtësisht, që në këndvështrimin tim nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetarë komunash të zgjedhur me 1% të popullsisë, ndërkohë që 99% e komunitetit aty nuk kanë votuar e ndihen të pa përfaqësuar, por thelbi është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke që është diçka e jashtëzakonshme dhe ka një hezitim për ta arritur këtë marrëveshje që prodhon këto situata.”, tha Rama.

Vendosjen e ushtrisë serbe në gadishmëri të lartë ushtarake, Edi Rama e quajti shfaqje dhe forcës së saj përballë asaj ndërkombëtare i dha zero pikë.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë mund të bëjë? Me gjithë respektin e mundshëm sepse e dua Meksikën, por çfarë mund të bëjë? Asgjë, absolutisht asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë të lidhur me politikën e brendshme dhe me atë çfarë ndodh në kufirin me Kosovën.”, deklaroi Rama në Forumin e Bratisllavës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu