Ramën e merr “malli” për ish-deputetët e sulmon opozitën e re: Ju s’dini as të flisni

Kryeministri Edi Rama me tone të ashpëra ka ironizuar deputetët e opozitës së re në parlament. Sipas Ramës, deputetët e pakicës në Kuvend duhet ta mbajnë me ndër karrigen e parlamentit, ndërkohë që pohoi se ish-deputetët dinin të flisnin më mirë.

“Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata.

Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur.

Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita gërmadhat jeni ju, ata nuk e di se ku janë. Mos mi merrni për keq këto fjalë.

Në këtë fazë ju kërkoj pak përmbajtje nga fjalori i përditshme”, tha kryeministri me ironi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu