Ramos bën shqiponjë, tërbohen mediat serbe (VIDEO)

Spanja shkatërroi Nënkampionët e Botës mbrëmjen e djeshme, me rezultat të thellë 6-0.

Autor i njërit prej këtyre golave ishte edhe mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos.

E veçanta e golit të Ramosit ishte menyra e festimit të tij duke kryqëzuar duart në formën e shqiponjës.

Pas këtij veprimi sipas “Gazeta Express”, mediat serbe duket se janë “tërbuar” totalisht.

Portali “kurir.rs”, hapet me kryuetitullin: “RAMOS ÇFARË BËN KËSHTU: Kapiteni spanjoll festoi me shqiponjën dykrerëshe SHQIPTARE! Kroatët të tmerruar”, në stilin e njohur manipulues të mediumeve serbe, shkruan se “veprimi i tillë i ka tmerruar të gjithë, madje edhe tifozët kroatë në rrjetet sociale”.

“Ramosi në minutën e 57-të e shënoi golin për “Furinë e kuqe”, e pastaj me duar bëri lëvizjet me të cilat reprezentuesit e Zvicrës me prejardhje shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i provokuan futbollistët tanë në Kampionatin botëror në Rusi”, shkruan një mediat tjetër.

Portali i njohur për mënyrën spekulative, luftënxitëse dhe propagandistike, në vazhdim jep “historikun” e shqiponjës dykrerëshe, si “simbol” i ithtarëve të krijimit të Shqipërisë së Madhe. /albeu.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu