Ramzan Kadyrov në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohet nga një nefrolog i njohur nga Emiratet e Bashkuara

Gazetari Azmat Matianov nga Kazakistani, pretendon se lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka probleme serioze shëndetësore, pasi që veshkat nuk po i funksionojnë ashtu si duhet.

Disa ditë më parë është raportuar se Kadyrov është në gjendje shumë të rëndë fizike dhe ka probleme të mëdha shëndetësore, me gjasë me veshka, transmeton Telegrafi.

Një nefrolog me 30 vite përvojë, Yassin Ibrahim El-Shahat, tashmë ka arritur në Grozny nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përfaqësuesi i kabinetit të ministrave të Ichkeria në mërgim, Akhmed Zakayev, pretendon se Kadyrov ishte i sëmurë për një kohë të gjatë, dhe madje u bë i varur nga droga.

Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se kreu i Çeçenisë ishte shumë aktiv deri vonë. E gjithë kjo falë pilulave ‘energjike’, efektin e të cilave do ta ndjejë së shpejti.

Të tjerët thonë se Kadyrov është helmuar, e duke marrë parasysh se nuk i beson mjekëve nga Moska, ka vendosur t’i telefonojë nefrologut nga Emiratet e Bashkuara.

E ndoshta për shkak të problemeve shëndetësore Kadyrov nuk mori pjesë në fjalimin vjetor të Putinit, ku në media u shfaqën shumë lajme se gjendet në Emiratet e Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu