Rashidi: Pse nuk ndërtohet rruga Strugë-Qafë Thanë? Punët do të fillojnë në korrik, përgjigjet Boçvarski

Pse nuk është ndërtuar rruga Podmol-Strugë-Qafëthanë, ishte pyetja e deputetit të ASh-së, Syria Rashidi deri te kryeministri Kovaçevski. Ai tha se tashmë një kohë të gjatë pushteti pohon se do të ndërtohet kjo rrugë, megjithatë deri më tani nuk është bërë asgjë.

Në lidhje me këtë u përgjigj ministri për transport dhe lidhje Bllagoj Boçvarski i cili tha se kjo rrugë është një prej më të rëndësishmeve dhe është pjesë e korridorit 8. Për këtë aks rrugor dhe për 4 të tjera janë siguruar mjete dhe është zgjedhur realizues, thotë Boçvarski duke shtuar se gjatë korrikut do të fillojnë punët.

“U shpall procedura për zgjedhje të realizuesit përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore ndërsa mjetet financiare janë siguruar nga BERZH-i për pesë akse rrugore. Njëra është Strugë-Qafëthanë, rruga aktuale, e dyta është Manastir-Mexhitli, e treta është Shkup-Bllacë, rruga ekzistuese, po ashtu Veles-Gradsko dhe Veles-Katllanovë. Këto janë rrugët për të cilat janë siguruar mjete dhe për të cilat ka mbaruar procedura për zgjedhjen e realizuesit. Konkretisht për rrugën Strugë-Qafë Thanë kemi zgjedhur realizuesin. Gjatë muajit korrik do të nisin punët ndërtimore në pjesën e rehabilitimit të rrugës Strugë-Qafë Thanë, pjesa e korridorit 8.” – deklaroi Bllagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu