Rast i rëndë në Shqipëri, biznesmenit i vendoset tritol në makinë

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në lagjen “Minatori” në Bulqizë.

Shpërthimi ka qenë i fortë por fatmirësisht nuk ka viktima vetëm dëme materiale.

Dyshimet e para të policisë janë se mjetit i është vënë tritol.

Mjeti është në përdorim nga T. Tanci, pronari i lavazhit që ndodhet përballë bashkisë.

Burime policore thanë se Tanci rezulton pa precedentë penale.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu