Gjykata e Apelit, të hënën deri të Gjykata Themelorë Shkupi 1 ka dorëzuar vendim për dy persona të gjykuar në rastin “Spiuni” ku theksohet se lirohen nga masa e burgimit, transmeton Portalb.
Miqo Naskovski- “Kumanovac” dhe Cvetan Damjanovski të cilët akuzohen për rastin “Spiuni” kanë kaluar 3 vjet në paraburgim, nga dita e djeshme janë të lirë.
Në “Spiuni”, nën akuzat për shoqëri kriminale, spiunazhë, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shantazh, me dënime me burg nga 1 deri më 15 vjet janë gjykuar 19 persona. Dënimin më të madh mori Marjan Efremov, i cili sipas Prokurorisë ka qenë “truri” i grupit që ka spiunuar për shërbimet e huaja, ndërkaq në të njëjtën kohë është marrë me shantazhë dhe mashtrime. Efremovit iu janë caktuar 15 vjet burg.
Në ndërkohë, kompetencën për lëndën e ka marrë Prokuroria Speciale Publike, e cila ka kërkuar zvogëlimin e dënimeve./infoshqip.com